Telefononi në çdo kohë
Telefononi në çdo kohë
Edar Medical sh.p.k – Transport Mjekësor Ndërkombëtar dhe Shërbime Emergjente
Që nga themelimi i Edar Medical sh.p.k,ne jemi zhvilluar vazhdimisht dhe pozicionuar si një partner i besueshëm në fushën e transportit mjekësor ndërkombëtar dhe shërbimeve të emergjencës.
Ne ofrojmë transferime të sigurta dhe profesionale të pacientëve nga e gjithë vendet e Ballkanit drejt Europes dhe anasjelltas, drejt një spitalit më të afërt me vendbanimin e tyre ose drejt shtëpisë,duke garantuar kujdes maksimal gjatë gjithë udhëtimit.
Infrastrukturë Moderne dhe Shërbim i Besueshëm
Me një flotë moderne ambulancash dhe automjetesh të specializuara për transport mjekësor,Edar Medical sh.p.k është e pajisur për të realizuar:
Transporte mjekësore kombëtare dhe ndërkombëtare
Transporte mjekësore emergjente dhe intensive
Shoqërim mjekësor gjatë fluturimeve
Partnerët tanë mbështeten në infrastrukturën tonë të qëndrueshme,organizimin profesional dhe shërbimin e pandërprerë 24 orë në ditë /7 ditë në javë.
Standard i Lartë Mjekësor dhe Staf i Specializuar
Një standard i lartë mjekësor,staf i trajnuar në mënyrë të shkëlqyer dhe një flotë moderne e rehatshme në rrugëtim, sigurojnë që pacientët tanë të marrin kujdes profesional në çdo situatë.
Ekipi ynë përbëhet nga:
Mjekë emergjence dhe intensivistë dhe anesteziolog
Infermierë të kujdesit intensiv
Paramedikë të urgjencës dhe shpëtimit
Personel i specializuar për transporte kritike
Ne dallohemi për:
Besueshmëri dhe përpikmëri
Përgjegjshmëri maksimale ndaj pacientit
Punë të orientuar drejt zgjidhjeve adekuate për transport mjekësor
Kujdes të personalizuar në çdo transport mjekësor
Edar Medical sh.p.k – Në Rrugë dhe në Ajër
Misioni ynë është të sigurojmë që çdo pacient të transportohet me siguri, dinjitet dhe kujdes profesional,pavarësisht distancës apo kompleksitetit të gjendjes shëndetësore.
Edar Medical sh.p.k ofron shërbime:
Në rrugë – dhe në ajër!
Leave A Comment